Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Jurgen, Kevin dhe Hysen Nezën, të cilët morën peng dhe dhunuan biznesmenin nga Divjaka Florian Sula, i përfshirë në aktivitetin e Call Centerave.
Redaksia raporton se të arrestuarit nuk kanë folur në sallën e gjyqit. Ndërsa avokati i tyre ka pretenduar se ata nuk e kanë marrë peng Sulën, por ky i fundit i kishte atyre një borxh 60 mijë euro dhe se e morën me automjet për t’u sqaruar lidhur me borxhin.
Sipas avokatit, tre të arrestuarit kur kanë konstatuar se Florian Sula ka qenë në pamundësi financiare për t’i kompensuar shumën e parave e kanë lënë të lirë të largohej.
Tre autorët, të cilët rezultojnë me precedentë të mëparshëm, kanë vëzhguar lëvizjet e 32-vjeçarit dhe më pas kanë realizuar marrjen peng të tij pranë zonës së ish-Parkut në Tiranë, ku i riu sapo kishte dalë nga një lokal
Redaksia ka mësuar se Jurgen dhe Kevin Neza janë dy djemtë e biznesmenit Gazment Neza, i njohur si pronar i Bankës së Bashkuar së Shqipërisë, (UBA BANK), dhe ortak në Eurosig Albania.




