“Zgjatje e mundshme e kohës së fluturimit në linjat drejt/nga Dubai (DXB) dhe Abu Dhabi (AUH)”

spot_img
Advertisements

Për shkak të përshkallëzimit së situatës në Lindjen e Mesme dhe mbylljes së disa hapësirave ajrore në rajon, Wizz Air ka vendosur itinerare alternative për disa nga fluturimet e saj. Si pasojë, pasagjerët që udhëtojnë drejt dhe nga Dubai (DXB) dhe Abu Dhabi (AUH) mund të përjetojnë kohë më të gjata fluturimi, duke përfshirë ndalesa teknike për karburant në disa linja të përzgjedhura. Këto ndryshime janë të nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e operacioneve të sigurta, duke shmangur përkohësisht disa hapësira ajrore për arsye sigurie. Siguria e pasagjerëve, ekuipazhit dhe avionëve tanë mbetet prioriteti ynë kryesor. Wizz Air vazhdon të monitorojë nga afër situatën me mbështetjen e burimeve kombëtare, ndërkombëtare dhe private të sigurisë dhe do të përshtasë operacionet e saj në përputhje me nevojat përkatëse. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe durimin tuaj gjatë kësaj periudhe.

spot_img

Latest articles

Related articles