Aksidenti i rëndë, fëmija shtrohet në spitalin e Traumës

spot_img
Advertisements

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti rrugor që ndodhi pasditen e sotme në Burrel.

Në aksident u përfshinë dy automjete të tipit “Benz” të cilat u përplasën kokë më kokë.

Në një prej automjeteve ndodhej një familje me tre persona ku fëmija i tyre 8-vjeçar është nisur drejt spitalit të Traumës ndërsa në automjetin tjetër udhëtonte vetëm një person.

Shkaqet e këtij aksidenti janë ende të paqarta dhe policia vijon ende të jetë në vendngjarje.

Në spitalin e Traumës është nisur edhe një person tjetër, identitetet e të aksidentuarve nuk janë bërë ende të ditura.

Latest articles

Related articles