Pallate, hidrocentrale, hotele dhe shkolla: Paratë e kokainës që ndërtuan një ‘perandori’ betoni

spot_img
Advertisements

232 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë rreth 12 milionë euro janë vendosur në sekuestro në kuadër të hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme ndaj një grupi të strukturuar kriminal ndërkombëtar.

Kompani ndërtimi, biznese, apartamente, toka, 89 makina të llojeve të ndryshme dhe llogari bankare janë sekuestruar mëngjesin e së mërkurës pasi prokuroria dyshon se janë përfituar nga aktiviteti i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave.

Në një njoftim zyrtar, Prokuroria njoftoi se gjatë ditës së mërkurë, më 15 prill 2025, u arrestuan Lulzim Pepa, Florian Marku dhe Anton Kola, ndërkohë që urdhër-arrestime për 4 vepra penale që kanë të bëjnë me krijimin e organizatave kriminale, trafikimin e lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave janë lëshuar edhe për 7 persona të tjerë.

Sipas hetimeve të SPAK, grupi i strukturuar kriminal dyshohet se ka operuar gjatë viteve 2019–2021 në Amerikën Latine, Belgjikë dhe Holandë, ku janë dokumentuar tetë episode të trafikut të kokainës me një sasi totale prej rreth 7.5 tonësh. Ngarkesat janë transportuar përmes rrugëve detare dhe kontejnerëve tregtarë, duke përdorur metoda kamuflimi në mallra të ligjshme, me destinacion porte kryesore evropiane, përfshirë Roterdamin.

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e arrestit për 11 persona, por vetëm 3 prej tyre u ekzekutuan nga oficerët e Byrosë së Hetimit dhe Policia e Shtetit.

Lulzim Pepa, Florian Marku dhe Anton Kola u arrestuan nga Policia e Shtetit, ndërkohë që ndër të arrestuarit është edhe vëllai i Jetmir Pepës, i cili akuzohet si kreu i grupit kriminal.

spot_img

Latest articles

Related articles