Kasaforta të boshatisura, pamjet nga brenda bankës së grabitur në Napoli

spot_img
Advertisements

Janë publikuar pamjet nga brenda bankës në Napoli, e cila u grabit në mes të ditës nga persona të armatosur, duke mbajtur peng 25 persona për disa orë.

Fotot e publikuara nga gazetari italian Giusepppe Crimaldi, tregojnë qartë dëmet e shkaktuara nga grabitësit, me kasaforta të hapura, dollapë të shpërndarë në dysheme dhe ambiente të shkatërruara. Në disa prej tyre dallohen edhe gjurmë këmbësh në dysheme, që dyshohet se i përkasin autorëve gjatë lëvizjes brenda bankës.

Sipas mediave lokale, grabitësit arritën të boshatisin një pjesë të kasafortave, ndërsa përmbysën dhe dëmtuan sistemin e depozitimit të sendeve me vlerë, duke krijuar kaos të plotë në ambientet e brendshme.

Ngjarja ndodhi të enjten, kur disa persona të armatosur hynë në bankë dhe morën peng 25 persona. Policia negocioi për rreth dy orë, duke bërë të mundur lirimin e pengjeve pa pasoja.

Në vendngjarje u dërguan edhe forcat speciale të karabinierëve, të cilët ndërhynë me forcë, ndërsa u dëgjuan të shtëna dhe shpërthime granatash shokuese.

Pamjet e publikuara hedhin më shumë dritë mbi përmasat e grabitjes, ndërsa policia vijon operacionin për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

spot_img

Latest articles

Related articles