Pranga për babain e kandidates së PSD në Fier

spot_img

Arrestohet në Fier nën dyshimet për korrupsion në zgjedhje Pandeli Bozha i njohur dhe me emrin Agim Brahimllari.

Bozha është babai i kandidates Limonera Bozha së PSD-së së Tom Doshit.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

-Si rezultat i një hetimi njëmujor, në drejtimin e SPAK, dokumentohet një rast i blerjes së votave.

Vihet në pranga autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit P. B., 63 vjeç, banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik.

Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme.

Latest articles

Related articles