Kandidatja e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Dhurata Çupi ka publikuar një video në rrjetet sociale së bashku me reperin e njohur Arkimed Lushaj, ose ndryshe i njohur si Stresi.
Videoja e Çupit me Stresin është publikuar pak para nisjes së takimit me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në video reperi stresi u bën thirrje ndjekësve që të votojnë Çupin.”Votoni Dhurata Çupin! Më e Mira”, tha Stresi.