Shqiptarët po pinë qumësht serb, 8 milion litra në vit

spot_img
Advertisements

Blegtoria prej disa vitesh është në rënie të lirë. Ajo po përballet me një tkurrje të vazhdueshme, që po reflektohet në fermat shqiptare, në numrin e krerëve dhe tashmë edhe në sasinë e qumështit që prodhohet në vend.

Kostot e larta të ushqimit të kafshëve dhe karburantit, fermat e vogla dhe të fragmentuara dhe produktiviteti i ulët po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë mbajtjen e aktivitetit blegtoral.

Në anën tjetër të zinxhirit, industria përpunuese ka nevojë për furnizim të qëndrueshëm dhe të standardizuar, çka po e shtyn tregun drejt lëndës së parë dhe produkteve të importuara.

Ndërsa prodhimi vendas tkurret, importet e qumështit dhe produkteve të bulmetit po fitojnë më shumë hapësirë në tregun shqiptar.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se prodhimi i qumështit ra nga rreth 1.013 milionë tonë në vitin 2021 në 868.3 mijë tonë në vitin 2025.

Në të njëjtën periudhë, sektori blegtoral është përballur me rënie në numrin e krerëve, veçanërisht te delet dhe dhitë.

Në Shqipëri, sipas Resulit, qumështi vjen nga vende si Hungaria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Ndërsa sipas WITS, një platformë e Bankës Botërore që ofron të dhëna për importet, eksportet dhe tarifat tregtare, në tregun shqiptar importojnë qumësht kryesisht Hungaria, Italia, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina.

Të dhënat tregojnë se renditja e furnizuesve ka ndryshuar në vite.

Në periudhën 2021–2023, Serbia ishte një nga furnizuesit kryesorë dhe në vitin 2023 kaloi në vendin e parë, me rreth 7.8 milionë litër qumësht të importuar në Shqipëri.

Në vitin 2024, megjithatë, importet nga Serbia ranë ndjeshëm, ndërsa Hungaria kaloi në vend të parë

Ng të dhënat zyrtare, Serbia ka një peshë shumë më të madhe në importet shqiptare të qumështit të lëngshëm sesa Maqedonia e Veriut, ndërsa Kosova pothuajse nuk shfaqet në këtë kategori.

Sipas ekspertëve, këtu ndikojnë disa faktorë.

Ata thonë se arsyet lidhen kryesisht me çmimin konkurrues, kapacitetet e larta të prodhimit ndërsa ndikojnë edhe kostot e transportit, afërsia me tregun dhe kontratat tregtare me importuesit shqiptarë.

Ndërkohë, sipas tyre Maqedonia e Veriut nuk është një alternativë e krahasueshme në volum.

Në vitin 2024, nga të dhënat e fundit të disponueshme, Maqedonia e Veriut eksportoi në Shqipëri vetëm 161 mijë kg qumësht, ndërsa vetë ajo importoi mbi 25 milionë kg, kryesisht nga Bosnje-Hercegovina dhe Serbia.

Pra, edhe pse është gjeografikisht shumë pranë Shqipërisë, nuk duket se ka të njëjtën tepricë të disponueshme për eksport.

Një tjetër shqetësim që ngre Resuli lidhet me gjurmueshmërinë.

Sipas tij, konsumatori duhet të ketë informacion të qartë mbi origjinën e lëndës së parë të përdorur në produktet e bulmetit.

“Industria jonë përpunuese rrezikon të kthehet në fasoneri të përpunimit dhe paketimit të produkteve me origjinë të huaj”, argumenton ai, duke kërkuar më shumë transparencë mbi origjinën e qumështit.

spot_img

Latest articles

Related articles