Natyropatja Adelajda Gjonaj shpjegon benefitet e sodës së bukës dhe uthullës në organizëm dhe thotë se janë dy produkte që nuk duhet të mungojnë asnjëherë në familjet tona.
Ajo tha për “Zgjohu me MCN” se në shtëpinë e saj nuk ka detergjent prej vitesh, pasi çdo gjë e pastron me uthullën e mollës dhe sodën e bukës, dhe se e vetmja gjë që ka është një ilaç enësh.
Gjonaj tha se soda e bukës është një komponent me pehash shumë të lartë, në metabolizëm neutralizon acidet dhe se ambientin e shtëpisë, soda e bukës me limonin por dhe uthullën, siç pastron trupin e njeriut, pastron dhe ambientin.
Fibank
Soda përzihet me ujë, dhe me uthull dhe gjysmë limoni dhe në këtë mënyrë kemi dezinfektuar çdo gjë, nuk kemi nevojë që të përdorim kimikate. Është një antibakterial shumë i fuqishëm.
Soda mund të përdoret shumë mirë në larjen e frutave dhe perimeve, sidomos në produkte si spinaqi, preshi dhe brokoli, për të shmangur mikrobet.
Personat që kanë aciditet të lartë të stomakut apo ulçer nuk duhet të përdorin uthull, por mund të përdorin sodë buke, e cila mund të përdoret tre herë në javë, por e holluar me ujë.
Soda është një pastrues shumë i mirë për Candida-n, por nuk mund të jetë më shumë se një lugë kafe. Se çdo gjë që bën mirë, në doza të larta bën edhe dëm.
Të gjithë personat që vuajnë me jashtëqitjen, që kanë herë pas herë probleme e acidin laktik, mbimarrin karbohidrate apo duhet të eliminojnë proteinat, uthulla e mollës është një ilaç shumë i mirë.
Por flas për personat që nuk kanë tension të lartë, ulçerë apo probleme me veshkat.
Uthulla e mollës ndihmon shumë mirë për shpëlarjen e flokëve, sidomos ata që kanë flokë të hollë dhe të yndyrshëm, por edhe zbokth.
Por edhe gjithë personat që kanë probleme me skalpin e kokës apo me candidan intestinale. Bëhet fjalë për njerëz që përdorin shumë karbohidrate të shtuara.
Sa do shampo të përdorim nuk e ka fajin shampo, por metabolizmi në trupin tonë.
Gjithë personat që kanë fryrje intestinale, vuajnë nga helikobakteri, një lugë kafe me sodë në një gotë ujë e lëmë që në darkë, dhe mund ta pimë në mëngjes esëll dhe është një pastrim dhe detoks i metabolizmit.
Gjithashtu në ujin me sodë buke apo ujin me uthull herë pas here mund të shtojmë piper të zi apo xhinxher, pasi na ndihmon në shkrirjen e yndyrave dhe kolesterolit.
Çdo ditë e më tepër kemi shtim të infeksioneve vaginale, sidomos me afrimin e verës. Soda e bukës ndihmon në lavazhet e jashtme në ujë të vakët.
Flasim për Candidan dhe streptokokun vaginal. Ne e mirëmbajmë veten tonë shumë bukur në përditshmëri, ku në një enë me 250 ml ujë shtojmë një lugë kafe sodë buke.
Këshillohet të përdoret një ditë po dhe një ditë jo, pasi përdorimi i përditshëm shkakton tharje vaginale.
Kur kemi një infeksion vaginal edhe pehashi është i ulët, duke qenë se soda e bukës ka pehash shumë të lartë, ndihmon edhe në përdorim vaginal.
Për sodën e bukës vlen edhe përdorimi oral, pasi është një stabilizues shumë i mirë i gingivave por edhe për ata që kanë probleme me Candidan.
Për fëmijët mund të bëhet gargarë me sodë buke, kripë me ujë, por mbi moshën 3 vjeç.


