Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Portin e Vlorës, rreth orës 16:00.
Burimet bëjnë me dije se 2 persona që udhëtonin me një furgon me targa angleze janë konfliktuar me një punonjës të policisë kufitare, i cili po ushtronte kontroll mbi mjetin.
Më tej thuhet se situata agravoi pasi dy personat refuzuan kontrollin e plotë të furgonit, me pretendimin se ishin kontrolluar më parë në doganën italiane.
Si pasojë e konfliktit, një efektiv policie ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital.
Nga ana tjetër bëhet me dije se dy shtetasit janë shoqëruar për në policinë e Vlorës.