SHIK, Serbia, Gazetarët

spot_img
Advertisements

Gjatë trazirave të ’97, Rilindja Demokratike, me porosi të Bashkim Gazidede, kreu i SHIK botoi një shkrim për 10 milion dollarë nga Serbia për media e gazetarë shqiptarë të majtë për të amplifikuar ngjarjet kundër regjimit të marshallit S.B. Lista kishte emra e mbiemra të njohur. Për shembull Froku ishte në listën me 3 gishtat.
Dy dekada më vonë, Vlora Hyseni, ish kreu i SHISH i tha një gazetareje të njohur të kronikës se kishte takuar në një dhomë hoteli një agjent serb. Nuk ka asgjë për tu habitur. Gazetarët takojnë njerëz për shumë arsye pa ditur se çfarë janë në realitet dhe gjasat janë që të jenë njerëz problematikë. Njerëzit problematikë janë interesantë nga pikëpamja njerëzore.
Personalisht takoj përditë shkrimtar, regjisor e kolegë, madje edhe ndërtues pishinash e fotovoltaikësh, pa pasur dijeni për aktivitetin e tyre fundor. Nuk dua të di shumë me çfarë e fitojnë bukën e kalamajve. Mjaft që e fitojnë me djersë.
Bota është e bukur me dallime.

spot_img

Latest articles

Related articles