Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar se Ankaraja nuk e konsideron Greqinë si armike, por si një vend fqinj dhe aleat në NATO.
Në një deklaratë nga Nju Jorku, Erdogan theksoi rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe u shpreh kundër përdorimit të tyre për qëllime të politikës së brendshme.
“Turqia nuk është armike e Greqisë, është fqinje dhe aleate e saj nën ombrellën e NATO-s. Marrëdhëniet midis dy vendeve janë shumë të ndjeshme dhe të rëndësishme për t’u përdorur si material zgjedhor”, deklaroi Erdogan



