Dortmundi vishet kuqezi, tifozët nisin festën me këngë e valle popullore

Rreth 50 mijë tifozë shqiptarë pritet të ndjekin ndeshjen e parë të Kombëtares në Dortmund të Gjermanisë.

Tifozët shqiptarë kanë pushtuar zonat në afërsi të stadiumit “Signal Iduna Park”, ku festa ka nisur që mëngjesin e kësaj të shtune. Veshur me ngjyrat kuqezi, tifozët shqiptarë po presin me këngë e valle popullore zbritjen në fushë të Shqipërisë përballë Italisë.

Shqipëria do të përballet këtë të shtunë me Italinë në ndeshjen e parë të finaleve të kampionatit evropian.

Pas ndeshjes së sotme me Italinë, katër ditë më pas, më datë 19 qershor 2024 kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.

Ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor 2024 në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00.

Latest articles

Related articles