Avokati Kujtim Cakrani tha në një intervistë për Euronews Albania, se amnistia e cila u votua të enjten në Kuvendin e Shqipërisë, nuk ishte një amnisti gjithëpërfshirëse.
Ai e quajti “qokë” këtë amnisti, nga e cila sipas tij nga ajo do të përfitojnë disa juristë të dënuar nga GJKKO, apo në gjykata të tjera, të cilët kanë hedhur firma për “t’i bërë qokën shefit”.
“Duhet të dëgjojë të gjitha shoqatat që merren me të drejtat e njeriut dhe komunitetin e avokatëve. Kjo amnisti është bërë për të larë gojën, nuk është gjithëpërfshirëse. Është faji i politikës, pasi politika nuk e përdori si një akt human por si një qokë të sajën, ishte faji i opozitës apo i pushtetit, kjo pak rëndësi ka.
Unë e dëgjova zotin Alibeaj, i cili tha se nga amnistia përfitojnë zyrtarët e lartë, nuk është aspak e vërtetë. Absolutisht, zyrtarët e lartë janë të përjashtuar nga kjo amnisti, nga kjo amnisti përfitojnë vetëm disa juristë të dënuar nga GJKKO apo gjykata të tjera të rretheve, juristë të institucioneve që kanë firmosur aty-këtu për “qoka të shefit””,-tha avokati Cakrani.


