Arrestimi i burrit, flet për herë të parë Argita Malltezi (Berisha): Ja kë kontaktova të parin

spot_img
Advertisements

Argita Malltezi (Berisha), bashkëshortja e Jamarbër Malltezit dhe vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story” se politika është pjesë e pandashme e jetës së saj.

“Është jo thjesht një sulm politik, por është një sulm politik i një prej shtyllave që mban në këmbë shtetin shqiptar, sulm politik i sistemit juridik”, tha Argita Malltezi.

Duke folur për arrestimin e Malltezit në aeroportin “Nënë Tereza”, ajo tha se nuk kishte arritur ta takonte.

“Zbrita nga avioni, fola me të, dhe pak minuta më pas më mori në telefon dhe më tha: po më arrestojnë. Më shkoi mendja te pushteti i Edi Ramës, nuk më bënte përshtypje veprimi i policisë, pasi diktohet nga pushteti i Edi Ramës, por ajo që më skandalizoi ishte se si mund të manipuloheshin të dhënat në një dosje të shkruar nga prokurorët.

“Personi i parë që fola pas arrestimit të Jamarbrit ishte vëllai, pasi nuk doja të shqetësoja prindërit”, tha Argita Malltezi.

spot_img

Latest articles

Related articles