Aktivisti i lëvizjes më të re politike “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka vijuar turin e takimeve nëpër Shqipëri.
Ditën e sotme ai ishte në Tropojë.
Lapaj u shpreh falenderues për të gjithë ata që u paraqitën në takim.
Ai tregoi se i kishin thënë të mos shkonte në Tropojë pasi nuk do të dilte njeri por përkrahja rezultoi të ishte e madhe.
“Sot Tropoja nuk na la vetëm. Sa shumë ma mbushën zemrën me forcë!”, shkruan lapaj në rrjetet sociale.
Takimi i radhës do të jetë në Berat në datë 28 tetor, ndërsa bën me dije se në datë 21 tetor, ora 17.00 do të zhvillojë takim në Milano.