Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka ndalur ditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Ndalesa e tij me qytetarët e këtij qyteti ishte mbi zërin dhe harresën e tyre nga politika e zhurmës, siç shprehet edhe Basha dhe mbi të gjitha ekonomia e cila vuan çdo ditë mungesën e plotë të garës.
Postimi i plotë i Bashës
Në Durrës, për të dëgjuar zërin e atyre që për një kohë të gjatë janë lënë në harresë nga politika e zhurmës, që vërtitet rreth halleve për karrige, jo rreth problemeve të qytetarëve.
Ekonomia shqiptare sot vuan mungesën e garës, e cila është kushti thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm. Kjo vjen si pasojë direkte e mungesës së garës në sistemin politik, që ka krijuar një ekonomi në varësi të vullnetit të qeveritarëve, duke e bërë të brishtë e të pasigurtë të ardhmen e familjeve shqiptare. Rruga për të ndryshuar këtë sistem është e gjatë dhe e vështirë, ne e kemi nisur atë e do të qëndrojmë në krah të qytetarëve për ta vendosur politikën në shërbim të mirëqenies së tyre.