Pamje nga dhuna e ushtruar ndaj të miturit
Është identifikuar nga policia e reja, e cila disa ditë më parë u shfaq duke dhunuar barbarisht fëmijën e saj të mitur në Durrës.
Policia ka njoftuar se e reja është 22-vjeçarja Kristina A., e cila përveç djalit 3 vjeç ka dhe në fëmijë tjetër, vetëm 6 muajsh.
Pikërisht fëmija i dytë është bërë shkak që ajo të mos arrestohet, pavarësisht dhunës që i ushtronte djalit të saj të mitur. Në njoftim thuhet se 22-vjeçarja do të procedohet në gjendje të lirë.