Revolucioni demokratik paqësor u shua me 2 mars ditën që kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të koduar në parlament duke përmendur vetëm sigla Z, ML dhe Y. Sjella me gjuhë mafioze u kuptua dhe u pranua. Loja mbaroi.
Sali Berisha, lideri i opozitës së vërtetë heshti me turp. Ruajti familjen e tij. Shumë nuk e kuptojnë pse Berisha i lë gjëra në mes rrugëve sa herë dëgjon kode të veçanta.
Në këtë kontekst, ngrihen disa pyetje:
Sali tregoju shqiptarëve dhe demokratëve pse nuk i reagove Ramës kur të përmendi paratë e pista të shtetasit Z (Zeni).
Sali tregoju demokratëve çfarë lidhje ka shtetasi Z me ruletat dhe a po mbikqyret ai nga Europoli?
Sali tregoj demokratëve a është aksioner shtetasi Z në kullat që po ndërtohen në Tirane?
A e ke parë kullën pas Galerisë së Arteve?
Sali tregoj shqiptarëve dhe demokratëve cilët janë bashkëpunëtoret e tu në dosjen Mcgonigal kundër Lulzim Basha dhe ai ishe ti njeriu që i çove këta te Agron Neza?
Sali tregoju shqiptarëve dhe demokratëve me çfarë i paguan këto aktivitete politik?
Këto janë disa pyetje që presin përgjigjen e Sali Berishës. Këto janë çështje me të cilat Edi Rama i mbylli gojën Sali Berishës në parlamenti në debatin e 2 Marsit, këto janë çështje se pse Sali Berisha nuk e permend më revolucionin Mcgonigal, kjo është e vërteta e hidhur dhe pengu i vertet i Edi Ramës që kërkon të fshehë Sali Berisha pas sulmeve ndaj të demokratëve që nuk i shantazhon dot.
Shqiptaret e dinë mirë që beteja e Sali Berishës është për hallin e tij dhe ska asnjë lidhje me demokratët.