Karabina: PD nuk mund të drejtohet apo të ketë një person që është refuzuar nga SHBA, nga Mbretëria e Bashkuar

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkeled Alibeaj ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ-së për të regjistruar koalicionin “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit. Në shkresën drejtuar Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve, ai kërkon shfuqizimin e këtij vendimi.

Në studion e “MCN live, përfaqësuesja e grupimit Alibeaj, pedagogia Mirela Karabina, pretendon se emërtimi i palës tjetër si Partia Demokratike e Shqipërisë krijon konfuzion dhe është në shkelje të ligjit.

Ajo tha se dokumenti i PD në KQZ është keqpërdorur.

Është një PD dhe është ajo e Shqipërisë, dhe nuk më pëlqen kur ndahen epitetet.

PD është e qartë që është përçare që nga shtatori i 2021, por në këtë dokumentin ideja është që tek dokumenti që ka shkuar në PD është përdorur dhe keqpërdorur dokumenti i PD-së. PD nuk është në koalicionin “Bashkë fitojmë” dhe si mund të jetë aty, d.m.th. të hiqet ky emërtim se atëherë konfuzion qytetarët, demokratet ata që do të votojnë.

Kjo është diçka që është vendosur ligjërisht dhe përmes manipulimit dhe deformimit, po çorientojmë qytetarët.

Karabina insistoi se ankimimi në KAS për koalicionin e Berishës, ka ardhur pas shkeljes së vazhdueshme të ligjit dhe si i tillë  nuk ka ngelur më as arbitër që duhet besuar.

Me këtë ankimimin që ka bërë PD, nisem me argumentin se çfarë kanë arsyetuar më parë. D.m.th. si mundet behët një marrëveshje, të futet një grupim, kur nuk e ka legjitimitetin?

Pra, përdorimi i emrit në një grupim, kur ai nuk është pjesë e atij koalicioni, sigurisht se ishte e rëndë dhe ishte një shkelje.

Ne jemi në vazhdën e shkeljeve të njëpasnjëshme dhe gjatë kësaj periudhe është krijuar një precedent i paligjshëm. Pra, ti e shkel ligjin, dhe thua nuk ka gjë, por kujt ti referohemi.

Pra, nëse shkelim ligjin, shpërfillim statutin, shkelin vendimet e gjykatave, cili do të jetë arbitri, kujt ti referohemi që ka të drejtë.

Sipas Karabinës, nëse Rithemelimi do kishte shumicën, nuk do ta shkelte statutin. Në këtë kuadër ajo thotë se PD nuk duhet drejtuar nga një person non-grata si Berisha.

PD nuk mund të drejtohet apo të ketë një person që është refuzuar nga SHBA, nga Mbretëria e Bashkuar, kështu që partia nuk mund të drejtohet apo të ketë një person që është refuzuar nga ata.

Anëtarësia do të vij në pushtet dhe nuk do të izolohet, edhe demokratëve kur u thua qe nëse duam të shkojmë në pushtet apo doni një subjekt të shkëputur dhe pa pasur marrëdhënie me askënd. Këtë gjë nëse anëtarësia nëse PD do të ishte shumica nga ana e Rithemelimit, ndoshta nuk do ti kishim fare këto procedura, por nuk është shumica ndaj edhe është thyer statuti i partisë.

Latest articles

Related articles