Nga Zef Ndreka
Për shumë demokratë dhe qytetarë të lirë të këtij vëndi, të qënit në gjendje për të depërtuar në politikën bashkëkohore, apo për të mësuar nga ajo, është një sipërmarrje apo një ëndërr e vështirë të realizohet. Gjithçka është e kontrolluar dhe e mbajtur peng nga komunizmi dhe në 32-vitët e pluralizmit.
A e kemi menduar ndonjëherë, përse ndodh kjo tashmë?!
Ka disa arësye. Një nga arësyet kryesore është se si popull u mbajtëm si qen i lidhur, i rrahur, i pa ushqyer, pa liri për 50-vitët e komunizmit. Për inerci dhe nga frika e të shkuarës, të pa çliruar, si qeni që sapo ta zgjidhësh nuk di nga të shkojë ngaqë ka qënë përjetë i lidhur, u përdorën kjo me mjeshtri nga zgjatuesit e komunizmit, duke besuar e bërë tifo për njëshin, si dikur për Enverin.
Por sot, një nga arësyet më të rëndësishme, ndoshta më e rëndësishmja, është mungesa pothuajse totale e informacionit mbi politikën dhe politikë bërësit. Opinioni tejngopet nga mediat vizive të blera e të përdorura vetëm me lajmeve opinione brënda trëkëndëshit Berisha-Meta-Rama.
Po ashtu edhe shumë media të shkruara e portale të ndryshme që financohen nga paratë e pista.
Me pak fjalë, mjafton të shikojmë televizionet e oligarkëve, gazetat, opinionistët turbulluar, avokatët e plepave të Durrësit, gjyqtarë si Zhukrri, politikanë që i kanë rënë në qafë politikës si njerëz apolitik, mendje shkurtër, mashtrues, hajdutë e kriminelë.
Të gjithë luftojnë të mbajnë status quo-në, duan të forcojnë trekëndëshin, të mbajnë peng vëndin, zhvillimin e tij.
Një tabu e vërtetë!
Pak njerëz me mend në kokë duket se flasin qartë për këtë temë dhe njëkohësisht që e trajtojnë këtë qoftë në takime, në mbledhje të rëndësishme forumesh partishë, apo kokë më kokë.
Nga mënyra si jepen lajmet, si informohet publiku apo elektorati, të jepet përshtypja se kjo botë e politikës në Shqipëri është mbyllur vetëm brënda klubesh misterioze, apo një klubi të vetëm misterioz.
Brënda atij klubi plotësisht të kontrolluar, të pa depërtueshëm nga mediat, nga gazetarët investigativë, nga opinioni.
Vëreni mbremë, në tv shumë gjatë u transmetua fjala e Berishës në mbledhjen e Foltorës së tyre. Më pas, kamerat u mbyllën.
Kuptohet se si kamuflohen dhe si shtypen mendimet e lira nqs ekzistojnë edhe brënda tyre.
I pamë të gjithë kokëulur, të pa shpresë për rrugën që iu imponon Berisha, të zhgënjyer!
Por përseri, askush nuk e hapi gojën për rrugën e gabuar! Por me durim “akademik” e dëgjuan non grat-ën, e duartrokitën për ta parë në TV se ka mbështetje të klubit!
Të gjithë e shikojmë se Foltorja është shndërruar në një klub apo grup pa elitë, por vetëm me një lider “legjenden” Berisha non grata të shpallur familjarisht nga USA dhe Britania e Madhe.
Ky klub apo grup, pjesë e sanduiçit, që zvogëlohet dita ditës, është i përbërë nga disa rregulla “të pa thëna”, por të nënkuptuara. Është nje klub apo një grup i përbërë nga shumë sekrete” të pa rrëfyeshme” që askush nuk duket që i di. Edhe nëse ndonjë di diçka, nuk duhet ta dije!
Të gjitha i di vetëm Berisha!
Në të vërtetë nuk është aspak kështu.
Falë nofkës së përjetshme non grata, falë ndihmës amerikane, britanike e europiane, shumë demokratë kanë zgjedhur të mos e lidhin fatin e tyre , të familjes e fëmijëve tyre me fatin e non grata-ës, ndaj po abandonohet në revolucionin e tij imagjinar.
Shumë demokratë tashmë kanë vëndosur ti derdhin fasulet e Berishës një herë e përgjithmonë…