“I tronditur kur doli nga SPAK”, Lita tregon çfarë po ndodh me dosjen e Metës

Gazetari Lavdrim Lita është shprehur se Ilir Meta, doli i tronditur nga SPAK, ku u thirr rreth çështjes CEZ/ DIA.

Në një intervistë për Euronews Albania, Lita theksoi se Meta mendonte se do të fliste në lidhje me dosjet që ka dorëzuar vetë ai, e jo si objekt hetimi.

“Ilir Meta doli i tronditur nga SPAK. Ai mendonte se e kishin thirrur për dosjet që ai kishte dërguar në SPAK si President i Republikës por në fakt ai ishte objekt i hetimit për dhënien e kontratave për kompaninë çeke-austriake, gjatë kohës që ai ishte në qqeverinë Berisha dhe më pas Rama. Prokurorët e SPAK e kanë punuar në heshtje dhe kanë mbledhur të gjitha dëshmitë në Çeki, Austri dhe Shqipëri”-tha ai.

Sipas tij, edhe dosja e McGonigal është regjistruar në SPAK.

“Çështja në SPAK është e regjistruar por në SPAK regjistrohen çdo ditë dosje. Prokurorët janë të mbingarkuar me dosje të vjetra dhe të reja.”

Latest articles

Related articles