Vrasja brutale e një 28-vjeçare, trupi i së cilës u gjet i prerë dhe i copëtuar në frigorifer, ka shkaktuar tronditje në Hong Kong.
Sipas mediave britanike, policia vendase arrestoi 4 persona për vrasjen e modeles së re, e cila sipas autoriteteve kishte mosmarrëveshje financiare me familjen e ish-bashkëshortit.
Më konkretisht, autoritetet ndaluan fillimisht prindërit dhe vëllanë e ish-bashkëshortit të Abby Choi, për të gjetur dhe arrestuar më në fund ish-bashkëshortin e saj.
Abby Choi, e cila ka punuar si modele dhe së fundmi ka pozuar për kopertinën dixhitale të revistës së modës L’Officiel Monaco u zhduk që nga e mërkura e kaluar.
Personi i fundit që e kishte parë të gjallë ishte vëllai i ish-bashkëshortit, i cili gjithashtu punonte si shofer i saj. Të premten, policia kontrolloi shtëpinë e marrë së fundmi me qira nga ish-vjehrri i modeles në fshatin Lung Mei Chuen dhe zbuloi diçka të tmerrshme.
Brenda u gjetën pajisje që përdoreshin në thertore, si përshembull një sharrë elektrike. Pjesë të trupit të Choi u gjetën në frigorifer, i cili ishte vendosur brenda një enë supe.
Fakti që përveç sa më sipër, shtëpia në thelb ishte e zbrazët, pa mobilje, i bën autoritetet të besojnë se krimi ishte i planifikuar paraprakisht dhe se ishte marrë me qira për të hequr qafe trupin e 28-vjeçares.
Sipas informacioneve, viktima dhe familja e ish-bashkëshortit kanë pasur shumë mosmarrëveshje financiare,”, tha përfaqësuesi i autoriteteve lokale.