Avantazhi për të nisur një zinxhir shpëtimi e më pas për të dërguar dy banorë të tjerë në nominim, e kanë vënë Valbonën përballë një situate të vështirë në shtëpi.
Pas përfundimit të spektaklit, ajo diskutoi me Luizin, pasi ky i fundit i kërkoi llogari që pse ajo dërgoi Tanin në nominim.
Diksutimi zgjati për orë të tëra në oborr, ndërsa nuk munguan batutat dhe ironitë nga ana e Luizit.
E ndjerë në “faj” Valbona tha se asaj i është vënë e gjithë shtëpia kundër pas zgjedhjes që bëri. Madje ajo reagoi ashpër edhe ndaj Nitës, pasi kjo e fundit i tha diçka në vesh Oltës dhe Kiarës.
Valbona tha që çfarë do gjëje të ketë, t’ja thotë në sy, por Nita u shpreh se nuk po fliste fare më të. Teksa dyshja po debatonte, Olta u shkri së qeshuri me batuat e Luizit.