I nderuar Bardhyl!
Duke të respektuar për heshtje e derisotme, duke të respektuar për vitet e kontributit tënd në PS-në e Durrësit, do të më pranosh një përgjigje që s’mund të rri pa ta thënë Ty dhe socialistëve naivë në atë sallë:
E para, nuk të uroj dot me gotë vere 34 mijë euroshe për 35 vjetorin e PS. Sepse në këto 35 vite u krijua edhe fenomeni Agasi i Ri.
Arsyet janë tashmë të shkruara në vite dhe në dhjetra raporte të zeza, botërore e vendore.
E dyta, nuk e meriton Ti të përshëndesësh socialistet që janë në kushtet e mbijetesës apo në emigracion!
E treta, as Unë nuk mund të pi, e nuk e mendoj dot verën 34 mijë euroshe që pinte evlati yt Agasi si Socialist! U vra morali.
E katërta, ku është sot yt bir?
E pesta, Estrada e Durrësit po i ngjante sot Estradës së Ballshit.
Si prind, si baba i Ergysit kishe përgjegjësi deri sa e bëre 18 -të vjeç,
më tej djali e ndërtoi vetë jetën por duke u prezantuar si djali yt me mbiemrin Agasi.
Vitet rrodhën, rrodhën me lajme të zeza, me krime, me frikën se “mos përplasemi” me Ergysin dhe sot… djali yt “ka humbur”.
Në këto vite emri Ergys Agasi bëri histori të errët, bëri atë që në opinion kishin frikë të përballeshin me Ergysin, me binomim Bela- Agasi, me bandën rreth Tij, me urdhëruesit e Tij ,me pronat e Tij. Pra, kapërcimi në 35 vite ishte i madh, i paparashikuar: Nga frika për tu quajtur socialist në frikën për tu përballur me Agasin e ri!
Ndaj, Bardhyl duhet të mendoheshe pak më shumë kur hypen në atë Tribunë pseudosocialiste që Yt bir & Co e rrëzoi me bëmat e Tij…
Mirë mbetsh.
/Ylli Dylgjeri/



