Prokuroria e Tiranës ka shtuar presionin mbi Autoritetin Kombëtar të Ushqimit pas helmimit të 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë.
Organi i akuzës i ka dërguar AKU-së me dtejtore Blerina Gjylameti një shkresë të dytë zyrtare, ku kërkon shpjegime të detajuara se përse u lejua rihapja e aktivitetit të kompanisë “Sori-Al”, despite fakti që më herët ndaj saj ishte vendosur masa e bllokimit administrativ.
Prokuroria kërkon të dijë konkretisht cilat procedura janë ndjekur dhe mbi çfarë arsyetimi AKU vendosi të heqë bllokimin për subjektin që ndodhet në qendër të hetimeve për helmimin masiv të studentëve.
Brenda 24 orëve, policia e Tiranës arrestoi në flagrancë Kujtim Ballgjinin, 52 vjeç, kuzhinierin që gatuante ushqimin e helmuar, dhe Kristjana Plakën, 23 vjeçe, teknologe ushqimi. Një tjetër teknologe, 35 vjeçe, u procedua në gjendje të lirë.
SORI-AL, kompania e çiftit Nikolin Jaka dhe Alma Tafani, furnizon Akademinë e Sigurisë prej shtatë vitesh. Nga viti 2019 deri sot, kjo dyshe ka përfituar tre kontrata rresht, pa garë, pa konkurrencë, me një rritje prej 70 për qind të tarifës mujore. Nga 47 mijë euro në muaj në vitin 2019, në 80 mijë euro në muaj në vitin 2025. Pikërisht në mes të kësaj periudhe, në vitet 2022-2023, KLSH hyri në Akademinë e Sigurisë dhe auditoi kontratën e ushqimit. Gjetjet ishin shkatërruese



