Mercedes-Maybach S580e u bë modeli i parë hibrid plug-in i markës gjermane.
Mercedes-Maybach S580e fillimisht do të shfaqet në Kinë, dhe më pas në Tajlandë, Evropë dhe vende të tjera, shkruan AutoBlog.
Ka motor 3.0-litërsh me 6 cilindra benzinë që zhvillon 367 kuaj/fuqi, ndërsa motori elektrik jep 150 kuaj/fuqi. Kombinimi i benzinës dhe motorit elektrik ofron 510 kuaj/fuqi.
Mercedesi thotë se Maybach S580e përshpejton nga 0 në 100 km/h për 5.1 sekonda dhe arrin një maksimum prej 250 km/h. Në modalitetin elektrik, shpejtësia maksimale është 140 km/h.
Maybach vjen standard me një karikues 11 kW, por opsionalisht është e mundur të merret një karikues DC 60 kW që karikon baterinë në 30 minuta.
Mercedes-Maybach nuk zbuloi madhësinë e baterisë, por dihet se Mercedes-Benz S580e përdor një bateri me një kapacitet prej 28.0 kWh, që është më shumë se dyfishi i hibridit plug-in që e zëvendësoi.
Maybach ka integruar në mënyrë diskrete shumë karakteristika specifike për veturat elektrike. Porta e karikimit është e fshehur në anën e majtë, ndërsa detajet në dritat blu lë të kuptohet se bëhet fjalë për një automjet të elektrizuar.
Më shumë detaje rreth ndryshimeve të rëndësishme të bëra në modelin plug-in nuk janë zbuluar, por padyshim që ka bollëk, luks dhe teknologji, ashtu si pjesa tjetër e linjës Maybach.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion për fillimin e shitjeve dhe çmimin.