Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar me një gjuhë të ashpër ditën e sotme ambasadoren e ShBA-ve në Tiranë Yuri Kim.
Gjatë një bashkëbisedimi online me ndjekësit e tij, Berisha e quajti shefen e diplomacisë amerikane në Shqipëri si pjesë të mafias së Sorosit dhe që kërkon ta kthejë vendin tonë në një “Republikë Bananesh”. Ai e akuzoi atë se ndërhyri në mëyrë të paskrupullt në SPAK.
“Unë mendoj se guvernatorja Yuri Kim ka shënuar në qëndrimet e saj, rekorde të zeza të papajtueshme me statusin e një diplomati. Ajo ka trajtuar Shqipërinë jo si një vend aleat i SHBA, por si një vend vasal. Nuk e gjykoj Yuri Kim në raport me Berishën, por me vendin tim. Ajo ka shkelur Kushtetutën e vendit tim, Kushtetutën e SHBA, ka shkelur Konventën e Vjenës mbi statutin e diplomatit. Po i lëmë thirrjet e saj për barin për demokratët, por po marr qëndrimin e saj të fundit ndaj SKAP-it të partisë. Ishte qëndrimi më absurd. Ishte qëndrimi më shkatërrues. Ndërhyrja e Edi Ramës dhe Yuri Kim në një garë të paimagjinueshme për të zgjedhur kryetarin trevjeçar të atij organi, i dha atij organi një goditje mëshire.