Gabriel Kulla duket se do të jetë një tjetër emër ndaj të cilit duhet pasur shumë vëmendje në vitet e ardhshme. Sulmuesi 18-vjeçar i Sasuolos, po lë shenjë me paraqitjet e tij me ekipin e të rinjve dhe nuk është aspak rastësi që në ekipin e parë e kanë marrë disa herë në pankinë edhe në ndeshjet e Serisë A.
Në sezonin e kaluar ai ishte bomberi i kampionatit Primavera në Itali me 16 gola të shënuar në 35 ndeshje. Edhe këtë vit, Kulla e ka nisur më së miri duke gjetur me rregullsi rrjetën.
Në ndeshjen e sotme që Sasuolo U20 ka luajtur përballë bashkëmoshatarëve të Albinolefes, Kulla ka shënuar dy gola, duke tundur rrjetën në minutën e 21-të dhe 63-të, për të siguruar fitoren 4-2 të ekipit të tij. Kështu ai çoi në 4 numrin e golave të shënuar në këtë kampionat në 6 ndeshje të luajtura.



