Sadleva Bodo është emëruar drejtore e përgjithshme e burgjeve, pas dorëheqjes së Adriatik Kupit, e cila u konfirmua nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.
Kupi, në detyrë nga 1 prilli, e njoftoi largimin në Facebook dhe tha se periudha ishte e vështirë, me kritika, kundërshtime dhe “gurë të hedhur”, por nuk i përmendi arsyet e vërteta, duke thënë se koha do t’i sqarojë.
Gogu e pranoi dorëheqjen rreth tre orë më pas dhe e falënderoi për përkushtimin, duke shtuar se procedurat për drejtorin e ri do të ndiqen sipas ligjit.
Ndërsa Bodo ka qenë më parë këshilltare e ish-drejtoreshës së BKH-së, Aida Hajnaj, dhe e kreut aktual, Joni Keta.



