Shpallet në kërkim daja i deputetes Zegjine Çaushi. I ra vjehrrit me çekiç

spot_img
Advertisements

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Roskovecit, pasi dyshohet se është goditur me çekiç gjatë një konflikti. Sipas të dhënave paraprake, autori i dyshuar ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku është përplasur me babain e saj, E.G. Gjatë konfliktit, dyshohet se e ka goditur atë me çekiç. Burime bëjnë me dije se personi i dyshuar si autor është daja i deputetes Zegjine Çaushi.

I plagosuri u transportua në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, autori i dyshuar u largua nga vendi. Policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të konfliktit

spot_img

Latest articles

Related articles