Rama: Veliajn e kemi kryebashkiak të Tiranës, e kanë kyçur në qeli

spot_img
Advertisements

Kryeministria ka reaguar sa i përket vendimit të Erion Veliaj për të shkarkuar Anuela Ristanin nga detyra e kryebashkikes në detyrë.

Zëdhënësja e Kryeministrisë, Manjola Hasa, ka reaguar për Top Channel, duke shkruar se Erion Veliaj vazhdon të jetë kryebashkiak i Tiranës me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Në reagim shkruhet gjithashtu se sa për “situatën e krijuar” në Bashkinë e Tiranës, ajo është pjesë e konfuzionit që ka krijuar në ecurinë e kryeqytetit të Shqipërisë kyçja e të zgjedhurit në qeli, e cila ka imponuar një qeverisje të Tiranës me vartës në distancë – një absurd “ligjor” që në Europën demokratike as nuk mund të imagjinohet, e jo më të ndodhë.

spot_img

Latest articles

Related articles