Agasin e çojnë sërish në Elbasan

spot_img
Advertisements

Ergys Agasi është transferuar këtë mëngjes nga blloku i sigurisë për në paraburgimin e Bradasheshit.

Ai u la nën masën e arrestit në burg nga Gjykata e Posaçme. Agasi akuzohet si kreu i një grupi kriminal që vepronte brenda AKSHI-t.

Agasi u arrestua më 26 gusht në zonën e Plepave në Durrës, pas rreth tetë muajsh në kërkim. Në momentin e arrestimit ai udhëtonte në një automjet të drejtuar nga ish-zyrtari i Policisë, Uljan Shpataraku.

Sipas SPAK, Agasi dyshohet se drejtonte një grup të strukturuar kriminal që ndikonte në tenderat e AKSHI-t përmes konkurrencës së paligjshme dhe presioneve.

Ndaj tij janë ngritur akuza që lidhen, ndër të tjera, me grupin e strukturuar kriminal, shkeljen e barazisë në tendera dhe konkurrencën e paligjshme nëpërmjet dhunës.

spot_img

Latest articles

Related articles