Në Gjykatën e Posaçme ka delë për masën e sigurisë, ish-efektivi i Policisë, Uljan Shpataraku. Ai u arrestua më 26 gusht në Durrës, në drejtimin e një makine Audi Rs2, gati 100 mijë euro, e cila u sekuestrua, me pasagjer binesmenin e shumëkërkuar nga SPAK, Ergys Agasi, i cili u arrestua dhe do përballet me drejtësinë për një sërë akuzash në dosjen “AKSHI”.
Këtë të shtunë, Shpataraku del para togave të zeza në Gjykatën e Posacme, për akuzën e “përkrahje e autorit të krimit”. Pritet të shihet nëse SPAK do të kërkojë masë sigurie arresti ndaj tij, apo do të hetohet në gjendje të lirë, për shoqërimin në makinë të Ergys Agasit. Po ashtu pritet të shihet nëse SPAK do e bëjë edhe Shpatarakun pjesë të grupit kriminal të Ergys Agasit.
Nga kontrollet në banesën e ish-zyrtarit të lartë të policisë, të njohur si krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë, Ilir Proda, policia gjeti një arsenal armësh, 3 pistoleta, 2 shotgun dhe 2 pushkë, të cilat i janë sekuestruar.
Uljan Shpataraku ishte në kërkim policor për një episod banal me stafin e një hoteli ku qëndronte për pushime këtë verë në Dhërmi, por ishte suprizë kapja e tij, në krah të të shumëkërkuarit të SPAK.



