Mihallaq Përgjika dyshohet se ka qenë personi i kërkuar nga forcat RENEA gjatë operacionit të zhvilluar mëngjesin e sotëm në Korçë.
Burime nga Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës bëjnë me dije se Përgjika dyshohej se fshihej në një pallat në qytet, çka solli angazhimin e forcave speciale RENEA në operacion.
Mësohet se Përgjika ka qëndruar për një periudhë jashtë shtetit dhe së fundmi është rikthyer në Korçë.
Sipas të njëjtave burime, ka qenë drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, ai që ka kërkuar mbështetjen e forcave RENEA, për shkak të rrezikshmërisë së dyshuar të personit dhe me qëllim shmangien e çdo incidenti gjatë ndërhyrjes.



