Falë ndërhyrjes së shpejtë të efektivëve të Kavajës është parandaluar një tragjedi. Bëhet me dije se policët e Kavajës kanë arrestuar në flagrancë me automatik në dorë një 47-vjeçar i idnetifkuar si Melison Nela i cili ishte përgatitur për të eliminuar disa të rinj që raportohet i kishin dhunuar nipin.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Malit të Robit në Golem, aty ku thuhet se dy djemtë dhe dhëndri i një pronari të një hoteli së bashku me shokun e tyre kanë dhunuar kamerierin e hotelit të tyre, që është dhe nipi i 47-vjeçarit të arrestuar.
Nga hetimet e kryera paraprakisht thuhet se se shtetasi Florian Habilaj, së bashku me shtetasit Arbër Habilaj, Enold Dragoti dhe M. M., kanë dhunuar shtetasin Genti Nela, 18 vjeç, kamerier në lokalin e hotelit, shkak për të cilën është bërë mosdhënies së pagesës për punën e kryer. Për rrjedhojë 18-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Kavajës, nën kujdesin e mjekëve.



