Pas aksidentit të djeshëm ku përplasi për vdekje në 7-vjeçar, arrestohet regjisori Petri Bozo mëson A2 CNN, përmes burimeve policore.
Pas aksidentit, Bozo deklaroi në polici se nuk ka qenë me shpejtësi, por autoritetet mendojnë se ka qenë duke lëvizur me shpejtësi.
Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën në mëngjes. Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”, në fshatin Mengël, automjeti që drejtohej nga regjisori Petri Bozo përplasi një 7-vjeçar, i cili si pasojë humbi jetën.



