Kreu i SPAK, Klodjan Braho do të dalë sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të raportuar mbi raportin vjetor të institucioni që ai drejton. Braho u zgjodh në krye të SPAK në 11 dhjetor të vitit të shkuar duke zëvendësuar në këtë detyrë Altin Dumanin.
Ndërkohë që zhvillime të forta pritet që të ketë edhe në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pasi do të zhvillohen dy procese. Konkretisht nisin sot gjyqet në themel kundër ish-Presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
SPAK ka kopsitur dosjen kundër Erion Veliajt me 13 episode për korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve në burg.
Ilir Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me aferën Cez-Dia dhe lobimin e LSI-së në SHBA. Të dy, si Meta dhe Veliaj kërkojnë që gjyqi të transmetohet LIVE.



