Nuk kishte gjë më qesharake se takimi i kryeministrit Rama në Dibër teksa tentonte të fliste si katundar “tirone” me vendalinjtë e paktë. Edi i rrumbullakoste disa “o” për të qenë më pranë popullit. Ky që takon liderë të mëdhenj botërore si Trump, i jep mend botës për demokracinë dhe heqjen e sanksioneve Putinit, mban fjalë në Izrael e Spanjë – ju fliste dibranëve për kooperativat bujqësore. S’ka më mirë.
Është i njëjti kryeministër që ministrja e bujqësisë Frida bashkë me Azhbr i kanë vjedhur fondet e BE fermerëve dhe bujqëve të vendit, duke ja dhënë paratë për vila gjikurisë në Palasë, ish kryebashkiakut Vis për Ferma private dhe dhjetëra zyrtarëve të PS. Të tjerët kanë ngelur me gisht në gojë tash tri vite.
Është i njëjti kryeministër që ministri i financave i heq naftën fermerëve dhe ja jep oligarkëve të botës që mbushin sebratorin e jahteve në porte.



