Një metotoligji hetim nga ato që nuk është aplikuar masivisht në të shkuarën ka ndodhur me dosjen AKSHI.
Referuar sekuestrove të 52 aseteve, nga të cilat 7-të i ka znj.Karçanaj agjentët e BKH kanë ekzaminuar qelizat dhe tabulatet e celularit të ish nr.1 në AKSHI, ku rezulton se për 214 netë celulari Karçanaj ka loguar në një antenë dhe për 267 netë në një antenë.
E pikërisht antena e dytë e logimit ka zbuluar edhe shtëpinë e dyshuar pasuri e fshehur në zonën e AirAlbania.
Pjesë nga dosja e SPAK
Ndërkohë, nga të dhënat e grumbulluara lidhur me pasuritë e paluajtshme në pronësi të shtetases Mirlinda Karęanaj.
Arsyetohet se nga këqyrja e tabulateve telefonike të përcjella nëpërmjet shkresës me nr. FRS/0336/RD prot. , datë 09.02.2026, protokolluar me nr. 5356 prot. , datë 10.02.2026, që përfshijnë periudhën 02.02.2024 — 29.01.2026 të numrit celular 06920xxxx2, në përdorim nga e hetuara Mirlinda Karęanaj, rezulton se:
Për periudhën deri më 26.12.2024, antena me prezencën më të lartë gjatë natës rezultoi Cell ID 25392938 (TIRANA CNR-E), me 214 netë prezence, ndërkohë që nga data 26.12.2024 e në vijim, antena dominante rezultoi Cell ID 25420164 (ABA CENTER-E), me 267 netë prezence.
U identifikua data e parë e shfaqjes së antenës ABA CENTER-E gjatë intervalit nate (26.12.2024, ora 23:43) dhe data e fundit (28.01.2026, ora 21:40).
Nga analiza kronologjike e ”qelizës se fundit para heshtjes” rezulton se për periudhën 02.02.2024 — 30.12.2024 antena dominante gjatë natës ka qenë TWIN TOWERS-SE, e ndjekur nga TIRANA CNR-E dhe TIRANA INT HOTEL -S.
Për periudhën nga 31.12.2024 dhe në vijim, analiza evidenton vazhdimësi të dominimit të antenës TWIN TOWERS-SE, ndërkohë që konstatohet rritje e ndjeshme e pranisë në antenën ABA CENTER-E.
Në vlerësim të integruar të të gjithë parametrave të analizuar, konstatohet se përgjatë gjithë periudhës objekt këqyrje (02.02.2024 — 27.()1.2026) modeli territorial i qëndrimit gjatë natës përqendrohet ne zonën qendrore të Tiranës, kryesisht ne trekëndëshin urban TWIN TOWERS – TIRANA CNR – ABA CENTER.
Në përfundim, nga analiza e të dhënave të tabulateve telefonike rezulton se deri më 26.12.2024 vendqëndrimi i mundshëm giatë natës korrespondon me zonën e mbuluar nga antena TIRANA CNR-E, ndërsa nga data 26.12.2024 e në vijim vendqëndrimi i mundshëm rezulton në zonën e mbuluar nga antena ABA CENTER-E.



