Berisha prezanton PD guerrile: Të marrim armët, protestë paqësore!

spot_img
Advertisements

Mbrëmjen e djeshme, kreu i PD, Sali Berisha, mblodhi një tryezë për të diskutuar mbi Portin e Durrësit të titulluar “Si të shpëtojmë Portin e Durrësit”. Por, në fund të fjalës së tij, duke folur për protestën e radhës, ai tha live se “nëse nuk e rrëzojmë këtë regjim me kryengritje paqësore të armatosur, Shqipëria do të jetë në rrokullisjen më të madhe”.

Kjo deklaratë lajthitëse duket se ka vënë në lëvizje menjëherë zyrën e shtypit të PD, e cila e ka fshirë nga transmetimi live që ndodhet aktualisht në faqen në Facebook të Berishës, duke e ndërprerë në mes fjalën e tij.

Pjesa e fshirë:

Berisha: Se në Europë thotë e kanë hequr. Në një kohë kur në Europë nuk e ka hequr asnjë vend, absolutisht. Çdo vend e ka rritur. Ka vende që e ka dyfishuar gjatë, në këtë periudhë, për fermerët, subvencionimin.
E theksova këtë moment, sepse në qoftë se ne në një kryengritje paqësore të armatosur nuk i tregojmë vendin, nuk përmbysim këtë regjim, jo porti, por Shqipëria do ketë, do të jetë në rrokullisjen më të madhe.

spot_img

Latest articles

Related articles