PD, ka përgjegjësinë të bëhet e djathtë, të luftojë epshin!

spot_img
Advertisements

nga Fitim Zekthi

Aq rëndë është pushtuar nga lufta për pushtet, para apo sundim politika jonë sa nuk i ka mbetur asgjë që të ketë në fokus njerëzit. Është një shpërthim aq i madh epshi sa nuk ka më tjetër gjë. PD, që është partia e padiskutueshme e opozitës, që ka përgjegjësinë të ndryshojë qeverisjen, ka bërë radhë të parë përgjegjësinë të bëhet e djathtë, të brendësojë vlerat e të djathtës, të heqë dorë nga luftërat, cinizmi, armiqësitë dhe epshet. Një forcë e djathtë nuk ka lidhje me këto pasione. Në vitin 1858, Abraham Lincoln tha në një debat legjendar me Stephen Douglas, rivalin e tij: “Hiqni dorë nga çdo mendim i vogël dhe i parëndësishëm për suksesin e çdo njeriu. Nuk është asgjë. Unë nuk jam asgjë. Stephen Douglas nuk është asgjë. Por mos e shkatërroni atë simbol të pavdekshëm të njerëzimit, Deklaratën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.” E kishte fjalën për pjesën që thotë se njerëzit janë krijuar nga Zoti të barabartë, se të drejtat e tyre janë dhënë nga Zoti dhe askush, asnjë politikan apo qeveritar nuk ka të drejtë t’i prekë. E kishte fjalën për frymën e atij dokumenti që thotë se qeverisja, politikanët nuk merren me politikë për epshet e veta, por për këto të drejta, e kishte fjalën për butësinë, maturinë dhe moskërkimin me çdo kusht dhe çdo mjet të pushtetit, e kishte fjalën për butësinë, maturinë dhe moskërkimin me çdo kusht dhe çdo mjet të pushtetit; e kishte fjalën për brendësimin nga politikanët të frymës së respektit për dinjitetin e njeriut, për brendësimin nga ta të frymës së vetëpërmbajtjes, vetëkufizimit, duke besuar se njeriu është gabimtar i madh. Nuk po them të bëhen si Lincolni, por t’i kenë në mend këto vlera, sepse kjo është e djathta dhe vetëm kështu ndërrohet qeverisja. Me vlera minimumi (antilincolniane, komplet jo të djathta) nuk fitohet kurrë në kushtet tona.

spot_img

Latest articles

Related articles