Autizmi, nuk është një muaj fushate. Një në 31 fëmijë i prekur, prindërit apel politikës e shoqërisë

spot_img

Prilli, muaji i ndërgjegjësimit për autizmin, u mbyll. Por, për prindërit e fëmijëve që vuajnë nga ky çrregullim, përpjekjet për t’u lehtësuar barrën e autizmit e për t’i bërë të lumtur nuk njohin data, muaj e as vite.

Mirela Gjata, një nënë e re, tregon për A2 CNN se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë bashkuar forcën për të përballuar sfidat e përditshme me autizmin, çrregullimin që ka një prej binjakëve të tyre të lindur prematurë.

Autizmi është një çrregullim që po njeh rritje në mbarë botën, ndërsa shkaqet ende nuk dihen. Por, në Shqipëri prindërit e personave me këtë çrregullim thonë se nuk kanë mbështetjen e shtetit për trajtimin e fëmijëve me spektër. Në sfidë me autizmin edhe me indiferencën e politikës e shoqërisë, prindërit na tregojnë se nuk rreshtin së punuari për të siguruar terapitë e nevojshme për fëmijët e tyre.

Mirela, si shumë prindër të fëmijëve me autizëm, nuk ka kohë të mendojnë për vete, por nuk e fsheh as ankthin për të ardhmen. Përtej datave dhe fushatave ndërgjegjësuese, prindërit e fëmijëve me autizëm kërkojnë politika konkrete nga shteti dhe një shoqëri jodiskriminuese.

Ndërkohë, shifrat e fundit që vijnë nga SHBA për autizmin kanë tronditur mbarë botën. 1 në 31 fëmijë po preket nga çrregullimet e spektrit autik.

Latest articles

Related articles