L’Oréal SA ka njoftuar tërheqjen e të gjitha produkteve të trajtimit të lëkurës Effaclar Duo në SHBA, pasi janë zbuluar shqetësime për kontaminimin e këtyre kremrave me benzene, një substancë kancerogjene e njohur.
Produkti, i shitur nën markën La Roche-Posay të L’Oréal, është i njohur për përdorimin e peroksidit të benzoyle, i cili ndihmon në trajtimin e lëkurës duke vrare bakteret.
Shqetësimi për kontaminimin me benzene u ngrit fillimisht një vit më parë nga Valisure, një laborator i pavarur në Connecticut, i cili i kërkoi FDA-së që të tërhiqte trajtimet e kontaminuara.
Akoma nuk ka pasur përgjigje nga FDA lidhur me mundësinë e tërheqjes së më shumë produkteve.