Bum urgjencash nga hemorragjitë cerebrale – Çdo ditë paraqiten 7-10 persona me hemorragji në tru

Ulja e ndjeshme e temperaturave dhe luhatjet e herëpashershme të saj sollën në shërbimin neurovascular të QSUT një fluks të rritur urgjencash të pacientëve me hemorragji në tru.

“Mund të them që ishte një bum direkt nga ndryshimi i temperaturave të larta dhe ulja e tyre me gati 15 gradë, bëri një rritje të fluksit të ishemive dhe të hemorragjive”, u shpreh neurologia Enela Basha.

Sipas neurologes Enela  Basha fatkeqësisht në shumë raste pacientët vijnë vonë

“Një pjesë ë mirë vonohen dhe jo gjithmonë janë të ardhur në kohën e duhur. Nëse pacienti vjen brenda kohës dhe nuk plotëson ato që quhen kritere të terapisë rivaskulizuese dhe përfitimi është i konsiderueshëm”, u shpreh neurologia.

Për fat të keq kjo situatë ka sjellë edhe një rritje të invaliditetit tek këta persona.

Infarkti i trurit  dhe hemorragjitë cerebrale më parë kanë qenë sëmundje që prekte  moshat e treta por tanimë ka edhe shumë të rinj.

“Pacientët kryesisht janë mbi moshën 60-65 vjeç, por sigurisht që kemi dhe pacient të moshave më të reja 38-40 vjeç, 47-55 vjeç aktualisht në shërbim”, u shpreh mjekja.

Një goditje cerebrale  është e ngjashme me infarktin por në këtë rast ai ndodh në tru. Shenjat më të zakonshme janë mpirja e fytyrës , e gjymtyrëve , marramendje dhe lodhje.

Latest articles

Related articles