Açka troç Ramës: Ju, edhe këtë SPAK e keni pak

nga Flutura Açka

Më një fjalë e ke (keni) kontrolluar drejtësinë?

🌚 pasi u nginiët me pushtet ju dhe banda juaj,
🌚 pasi i rropët shqiptarët në çdo qelizë të jetës,
🌚 pasi nuk latë ligj nominativ pa kaluar në Parlament,
🌚 pasi përzutë një milion shqiptarë në dhjetë vjet,
🌚 pasi patronazhuat mbi një milion shqiptarë deri te fryma,
🌚 pasi ndërtuar kullat e drogës dhe ngulfatët rrugët, shkatërruat teatro e parqe,
🌚 pasi ua helmuat ajrin, ujin, ushqimin shqiptarëve prej korruptimit total,
🌚 pasi i latë pa çerdhe, kopshte, fusha sporti,
🌚 pasi i shtritë gishtërinjtë të korruptoni të huajt që hyjnë e dalin e deri në FBI,
🌚 pasi dezinformoni çdo gazetar të huaj që vjen, pasi kërcënuat çdo gazetar të pavarur é të ndershëm shqiptar,
🌚 pasi i varët politikisht ca opinionbërës të shitur,
🌚 pasi i bletë për pesë aspra, pra për ca kate në kulla dhe kulla, ca opozitarë,
Do të zhdukni korrupsionin? Ju?

Premtimi juaj për luftë kundër korrupsionit i ngjan premtimit të një vrasësi që herën tjetër do të kujdeset që të paktën të mos masakrojë kufomën!

Ju, Nëna e korrupsionit, bashkë me ca bij të Opozitës edhe atë SPAK é keni pak.

Latest articles

Related articles