Arben Rakipi, një defekt politik i Sistemit të Drejtësisë

Kreu i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi ka dalë në një konferencë për shtyp të justifikojë skandalin me manipulimin që iu bë dje listës fituese të gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj, duke futur në drejtësi fëmijët (motrat) e ish prokurorëve, ish gjyqtarëve dhe të ministrave apo deputetëve. Për këtë ka raporte të ambasadës së SHBA .

Arben Rakipi thotë se sipas versionit të tij për problemet me listat e fituesve nga faza e parë lidhen me gabim teknik dhe nuk lidhet me aspektin njerëzor.

“Gabimi ishte teknik, kemi siguruar një pajisje tjetër që bëri të mundur që të lexojë çelësin me 100 pikë sikur duhet ta kishte lexuar pajisja e parë. Meqë leximi i dytë solli rezultat thuajse të njëjtë me të parin +4 pika, ndryshoi numri i ftueseve, nga 79 shkoi në 121 për shkak të verifikimit të pajisjes së dytë.

Studentë, kandidatë kanë paraqitur ankesat e tyre. Kjo na shtyu që të verifikojmë të gjitha ankimet e bëra. Në përfundim të shqyrtimit rezultoi se fitues janë edhe 10 të tjerë përpos 121 të parë dhe lista përfundimtare është shpallur dje me 131 kandidatë fitues që sot janë duke zhvilluar fazën e dytë të vlerësimit. Defekti është teknik. Nuk ka asnjë lidhje me elementin njerëzor.” tha ai.

Më tej shtoi se fituesit ishin në një numër shumë herë më të vogël se çdo herë tjetër.

Latest articles

Related articles