RAI3 – Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit

Sigfrido Ranucci, drejtuesi i emisionit Report në Rai 3, i cili pas një episodi për Shqipërinë ku shteti shfaqej si i kapur nga mafia dhe zyrtarët e lartë ishin të korruptuar, pati disa replika publike me kryeministrin e vendit, Edi Rama, garantoi se një seri e dytë do të transmetohet shumë shpejt, brenda këtij muaji.

Kjo, pasi e lajmëruar fillimisht për t’u lëshuar të dielën pas serisë së parë, ajo anulua me arsyetimin se kryeministri Rama kishte kërkuar të ishte pjesë dhe po arrihej një akord për mënyrën se si ai do të përfshihej në format.

Emisioni është transmetim jo direkt dhe Rama nga ana tjetër, kishte kërkuar që ndërhyrja e tij të ishte në transmetim direkt.

Sa duket megjithatë, ujdia përfundimtare ende nuk është arritur, edhe pse Ranucci ka thënë se është në kontakt të vijueshëm me Ramën.

Latest articles

Related articles