Rama po saboton fshehtas reformën në drejtësi, Qeveria nuk ndan financa gjykatave

Edhe pse qeveria e gjyqësorit u garantua se do të kishte mbështetje financiare nga qeveria për aplikimin e hartës së re gjyqësore e cila u zbatua në 2023, kjo gjë nuk ka ndodhur.

Këshilli i Lartë gjyqësor në raportin vjetor thotë se fondet për infrastrukturën teknologjike dhe godinat gjyqësore u ngrinë nga Ministria e Financave.

Këshilli i Lartë gjyqësor shton se ministria e Financave në kundërshtim me legjislacionin duke mbajtur të bllokuar përdorimin e fondeve vendosi në vështirësi të dukshme gjyqësorin, duke i humbur kohë.

Në raportimin që do të bëhet publik për kuvendin KLGJ ankohet se miratimi I hartës pra shkrirja e nëntë gjykatave të shkallës së parë, pesë të apeleve dhe katër të administrative , duke mos u shoqëruar me faturën financiare ka krijuar probleme në zbatimin e saj. Më tej kjo ka sjellë degradim të të gjithë insfrastrukturës gjyqësore që nuk mundëson akses në gjykatë. Për këtë arsye shton KLGJ një situatë e tillë kërkon ndërhyrje me qëllim që pavarësia e pushtetit gjyqësor të garantohet jo vetëm de juro.

Problemi tjetër është baclogu në gjykata që ka zbritur në gjykatën e apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe në apelin administativ që me hartën gjyqësore janë vetëm dy në rang vendi. Megjithatë në të gjitha gjykatat stoku ka kaluar pragun e 100 mijë çështjeve.

KLGJ sugjeron që të shqyrtohen të përshpejtuara çështjet e padive të pensionit, të padive të marrëdhënies së punës dhe të atyre të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale

Në dy episode të podcastit ‘Fol me Anila Hoxhën” , transmetuar në Top Albania, gjyqtarët Ardian Dvorani dhe Elda Vrioni ngritën shqetësimin e fluksit të këtyre padive . Gjyqtarët u shprehën se shumë raste të moshuarit në pritje të pensionit ndërrojnë jetë. Kurse ata që janë larguar nga puna presin me dekada./TCH

Latest articles

Related articles