Përfitoi nga Amnistia, i dënuari del me idet të qarta: Do merrem me inceneratorë si Rama!

Një prej të burgosurve që sot ka lënë qelitë e burgut të Drenovës duke përfituar nga amnistia penale, ka dalë me idetë e qarta se çfarë do të bëjë me jetën e tij tani e tutje.

Kur është ndalur para gazetarëve që raportonin në derën e burgut dhe kur është pyetur se çfarë do të bëjë tani që përfitoi lirinë, ai ka lëshuar batutën epike: “Do merrem me inceneratorët… si kryeministri” duke provokuar të qeshura tek të gjithë grupi i gazetarëve dhe familjarëve që ishin përreth.

Mësohet se personi në fjalë ka qenë i dënuar për kanabis, që po rezulton rruga e gabuar për të bërë para.

Në vend se të merret me drogë, zotëria ka kuptuar se del me fitim duke u marrë me inceneratorët dhe si shembull ka zgjedhur modelin më të suksesshëm: kryeministrin.

Latest articles

Related articles